Rama: Mirënjohje mësuesve që me përkushtim kultivojnë farën e dijes tek fëmijët

nga D V

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot mësuesit në ditën e tyre të 7 Marsit për të kujtuar dhe shprehur mirënjohje për të gjithë ata që me dashuri edukojnë breza të rinj.

“Mirënjohje për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin”, shprehet Rama.

Në shenjë nderimi, respekti dhe kujtimi për kontributin e Mësonjëtores së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 Marsi është caktuar si “Ditë e Mësuesit” dhe e shkollës shqipe. Ndërtesa ku u hap kjo shkollë 138 vite më parë, sot është Muzeu Kombëtar i Arsimit.

Mësonjëtorja e Korçës ka qëndruar e hapur për të paktën 20 vite dhe drejtues të tij ishin figurat e shquara të Rilindjes shqiptare si Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami e të tjerë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More