Rama ndan pamje nga Kalaja e Gjirokastrës: Atje ku historia dhe kënga bashkohen në një jehonë brezash

nga D. V.

Kalaja e Gjirokastrës, e shtrirë në një hapësirë prej 335 metra në kodër të qytetit, vijon të mbetet monumenti më i preferuar për t’u vizituar nga turistët vendas dhe të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese nga Kalaja e Gjirokastrës ku historia, kënga dhe krenaria bashkohen në një jehonë brezash.

Gjirokastra, qyteti i gurtë një ndër të parët që u bë pjesë e UNESCO-s mban mbi supe një gjerdan të rrallë, Kalanë e Argjirosë.

Kjo kala i ka fillimet e saj në në vitin 1336 megjithatë shumë historianë mendojnë se këto mure janë akoma më të hershme.

Në gjithë historinë e saj vlen për t’u theksuar shkëlqimi që pati nën udhëheqjen e Ali Pashë Tepelenës. Në vitin 1812 filloi rikonstruktimi nga Ali Pashë Tepelena. Gjatë kësaj periudhe kalaja u fortifikua dhe u pajis me armatime të përparuara.

Gjithashtu u ndërtua edhe kulla e sahatit, e cila edhe sot rrëmben vëmendjen e turistëve vendas e të huaj.

Në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, kjo kala u kthye në strehën e shumë banorëve që mbroheshin nga bombardimet ajrore.

Prej vitit 1968 ajo do të bëhej qendra e trashëgimisë folklorike duke u bërë me krenari djepi i Festivalit Folklorik Kombëtar, një festival që mban në këmbë traditën unike të këngës folklorike shqiptare.

Kjo kala është kthyer në një nga pikat kulturore më të frekuentuara nga turistët dhe i lejon qytetit të ketë një sezon turistik përgjatë gjithë vitit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More