Rama ndan pamjet, në Himarë babagjyshi vjen nga deti

nga D V

Në Himarë, babagjyshi ka ardhur nga deti, për ta shndërruar ditën e shenjtë të Krishtlindjes, në një festë magjike të mbushur me dhurata për fëmijët e qytetit bregdetar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera festive buzëdetit. Në pamjet e ndara nga kreu i qeverisë shquhet babagjyshi që i afrohet bregut të detit, ku pritet nga qindra fëmijë të Himarës, si dhe kryebashkiaku Vangjel Tavo, i cili përcolli edhe mesazhin e urimit për qytetarët e Himarës.

“Vetëm në Himarë babagjyshi vjen nga deti. Ejani e të festojmë së bashku”, u shpreh kryebashkiaku.

Tavo tha se dita e sotme do të jetë e mbushur me plot aktivitete festive për fëmijë dhe të rritur.

“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes, ditën e shpresës e gëzimit, ju presim në një maratonë festive që nis në orën 10:00 me paradën e babagjyshëve e kulmon në koncertin e madh në orën 18:00”, u shpreh Tavo.

Ndër aktivitetet e parashikuara është edhe Oda Himarjote, ku parashikohet mbajtja e panairit të artizanatit, poçerisë dhe kulinarisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More