Rama ndan rrëfimet e pushuesve në plazhet e jugut: Janë fantastike, mikpritja dhe ushqimet gjithashtu

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama ndau sot rrëfimet e pushuesve që kanë zgjedhur plazhet e jugut të Shqipërisë në këtë gusht.

“Bregdeti i Himarës, Dhërmiut dhe Borshit, ku plazhet janë fantastike, mikpritja gjithashtu, por më emocionuese akoma janë rrëfimet e vetë pushuesve shqiptarë e nga vende të ndryshme të botës për përvojat në rivierën tonë”, shkruan Rama.

“Mirë shumë. Jemi duke u kënaqur. Uji na ka qëlluar shumë i bukur këtu. Po e shijojmë shumë, është shumë i shëndetshëm dhe po shohim që shumë njerëz po vijnë gjithë kohën. Jemi të kënaqur, edhe moti është super”, u shpreh një pushuese nga Kosova.

Një tjëtër pushues tha se vjen për të katërtin vit radhazi. “Është viti katër radhazi që po vij në Dhërmi. Për herë të parë kur kam ardhur këtu, jam dashuruar me Dhërmiun edhe më pëlqen shumë, sidomos ushqimi, deti, plazhi, e të gjitha”, tha ai.

Një turist i huaj u shpreh se po ja kalon shumë mirë. “Deti është i mahnitshëm, rëra është e bukur, njerëzit janë të bukur, absolutisht na pëlqen”, tha ai.

Një shqiptarë që jeton prej 20 vitesh në Angli u shpreh se, po kalon shumë bukur. “Siç e shikoni, koha është shumë e bukur me diell, temperatura është shumë e mirë, ushqimi është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Unë kam lindur këtu në Shqipëri, por jetoj në Angli kam njëzet vjet që jetoj dhe vij për pushime këtu i kaloj në Shqipëri”, tha ai.

Një turist nga Australia, u shpreh se, “këtu më pëlqen absolutisht. Plazhi është i mahnitshëm, tepër i bukur, ushqimi është i mirë, pijet të mira. Do t’ia rekomandoja kujtdo”, tha ai.

Ndërsa një turiste polake u shpreh se atmosfera është fantastike. “Jemi me familjen . Kohë e bukur, plazh i bukur”, tha ajo.

“Duket shumë bukur. Ka banorë të dashur, dyqane të bukura dhe restorante të mira. E dua Shqipërinë të gjithin si vend është i bukur. Njerëzit janë shumë të sjellshëm. Gjithçka është e bukur”, tha një tjetër tursit i huaj.

Një turist italian që vinte nga Milano tha se, “vendi na ka pëlqyer shumë, deti është i mrekullueshëm, është një vend shumë natyral, nuk e kishim imagjinuar. Kërkuam në internet për të ardhur këtu. Kemi parë shumë, por Himara është vendi që preferojmë”.

“Ky është një plazh fenomenal, një plazh i mrekullueshëm, një ushqim i mrekullueshëm, një mjedis i mrekullueshëm. Po kalojmë shumë mirë. Kam një mendim shumë të mirë, sepse erdha të zbuloj tiparet e vendit tuaj të bukur, dhe ato janë shumë, shumë të bukura”, tha një tjetër turiste e huaj.

Ndërsa një çift turistësh nga Polonia, vlerësuan mjaft bukuritë e Shqipërisë.

“Shumë bukur, keni male të bukura, diell të bukur, vend simpatik. Kam udhëtuar shumë, por e sugjeroj këtë vend për ta parë”, thanë ata.

Një turist nga SHBA vlerësoi rivierën shqiptare.

“Bukur të, shikosh rivierën shqiptare, vend fantastik për të ardhur, me pushime, vend i bukur. Vijmë nga Shtetet e Bashkuara, kemi udhëtuar në të gjithë Shqipërinë, duke parë të gjithë bukuritë, tingujt e ndryshëm dhe po kënaqemi me të gjithë njerëzit”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More