QMK: Gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura, shtatë aktive

nga D. V.

Shkup, 21 gusht – Deri në orën 13 në territorin e shtetit ka gjithsej 11 zjarre në ambient të hapur, tani janë aktive shtatë, informojnë pasdite nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Janë aktive zjarret në komunat komunat e Makedonsi Brodit, Strugës, Dollnenit, Prilepit, Bogovinës, si dhe dy në Studeniçan.  Në “Jasen” gigjet pyll i përzier.  Në zonën e fshatit Podgorc digjet pyll me drunj të ulët. Vegjetacion i ulët digjet në atarin e fshatit Llazhan. Një pyll ahu është djegur në zonën e fshatit Belovodicë, në vendin e quajtur “Livada” dhe në fshatin Lenjishtë. Në fshatin Olovjan po digjet vegjetacion i ulët. Në zjarrin në territorin e fshatit Batincë, është përfshirë  vegjetacion i ulët dhe mbeturina. Zjarri i fundit aktiv është në zonën e fshatit Koliçan i Epërm, në majën malore Kitkë, ku është djegur një pyll i përzier.

Zjarret e shuara kanë qenë në komunat Mavrovë – Rostushë, Gjorçe Petrov, Strgë dhe Likovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More