Kryeministri Rama ka publikuar sot pamjet si do duken banesat ku do strehohen banorët të cilët preken nga projekti i transformimit të lumit Lana.
Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth.