Kryeministri Edi Rama, në fund të bashkëbisedimit të sotëm me qytetarët në platformat sociale, i është përgjigjur një tjetër komentuesi që thotë se “të falënderosh politikanët është të mos respektosh popullin”.
Kryeministri u shpreh, se kushdo që thotë se nuk merret me politikë, thjesht gënjen veten, sepse “merret politika me ty gjithë kohës”.
“Politikanët janë njësoj si të tjerët. Ka shoferë të mirë, ka shoferë të këqij, rrobaqepës të mirë e të këqij, por ki parasysh një gjë: pa politikën nuk shkohet askund, zero. E kush thotë nuk merret me politikë gënjen veten, sepse merret politika me ty gjithë kohës. Prandaj, fokusohu, se edhe nëse nuk të pëlqej unë, më 11 maj mbyll sytë e voto PS-në se duhet të fusim Shqipërinë në BE përfundimisht. E këtë gjë e bëj vetëm unë me Partinë Socialiste, nuk e bën sot askush tjetër. Se këta të tjerët nuk ulet njeri t’i dëgjojë, jo më t’i respektojë si të barabartë”, tha Rama.