Rama: Rivendosje e rendit ligjor në Kepin e Rodonit, nis pastrimi i inerteve të ndërtimeve pa leje

nga D. V.

Puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta vijon me intensitet në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga operacioni në terren, në Kepin e Rodonit, ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve

“Rivendosje e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si dhe vullnet i plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0”, deklaroi Kryeministri Rama.

Autoritetet shtetërore njoftuan se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More