Rama: Shkolla “Angela Merkel”, xhevahir arkitektonik në kurorën e dhjetëra shkollave të rilindura në Kamzë

nga D. V.

Shkolla e re “Angela Merkel” në Kamzë konsiderohet si një prej modeleve më të mira të investimeve në arsimin shqiptar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ambientet e kësaj shkolle, e projektuar nga studioja lokale e arkitekturës “CommonSense”.

Objekti i ri arsimor është transformuar si pjesë e një nisme më të gjerë për rindërtimin e shkollave dhe kopshteve, të mbështetur nga qeveria shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Bashkinë Kamzë.

Rama shprehu krenarinë për shkollat e gjeneratës së re që janë ndërtuar me ngulm në këto vite, duke u krijuar faktikisht nxënësve e mësuesve kushte të njëjta si në shkollat më të bukura të Europës.

“Kjo shkollë e projektuar nga “CommonSense”, një studio arkitektësh lokalë të rinj e plot talent, të cilët janë rritur shumë falë edhe bashkëpunimit me arkitektët e shquar ndërkombëtarë”, shtoi kryeministri.

Rama theksoi se shkolla mban emrin e Angela Merkel në respekt të mbështetjes që kancelarja dha pas tërmetit.

“Shkolla është një xhevahir arkitektonik në kurorën shembullore të dhjetëra shkollave e kopshteve të rilindura në Kamzë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me mbështetjen e qeverisë shqiptare e në bashkëpunim të ngushtë me kryebashkiakun shembullor Rakip Suli”, u shpreh Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More