Rama: Shkolla “Kushtrimi i lirisë” në Durrës hap dyert në shtator me ambiente moderne

nga D. V.

Shkolla 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës po rilind me ambiente moderne, për të qenë gati në shtator për rreth 800 nxënës dhe 28 fëmijë të kopshtit që do të jetë në të njëjtën godinë.

Punimet për rikonstruksionin e kësaj shkolle kanë ecur me ritme të mira, ndërsa investimi parashikon standarde europiane në ndërtim.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga punimet që po kryhen në këtë shkollë.

Kryeministri theksoi se “në Durrës janë rindërtuar 70 shkolla, kopshte e çerdhe të cilat ofrojnë kushte sipas standardeve të BE-së”.

Pas rikonstruksionit edhe ky objekt arsimor do t’i shtohet kolanës së shkollave të rehabilituara në gjithë vendin që garantojnë standarde shumë të mira për nxënësit, por edhe për mësuesit.

/m.m/a.f/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More