Rama uron 80-vjetorin e Çlirimit, ndan foton e veçantë të vogëlushit veshur kuqezi

nga D V

Kryeministri Edi Rama uroi sot gjithë shqiptarët për 80-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Kryeministri zgjodhi një “kartolinë” të veçantë për të ururar këtë festë. Foton e vogëlushit që erdhi në jetë dje, Ditën e Pavarësisë, të veshur kuqezi mbi flamurin kombëtar.

“Me Diansin, vogëlushi që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” dje, Ditën e bekuar të Pavarësisë, ju uroj sot të gjithëve Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit”, uroi Kryeministri.

Shqiptarët festojnë sot 29 Nëntorin, 80-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.

Këshilli i Ministrave e shpalli këtë vit si Vit Jubilar Mbarëkombëtar për të shërbyer për përkujtimin e përfundimit të betejës së shqiptarëve për çlirimin nga pushtimi nazifashist, si një përkujtesë e detyrës qytetare të çdo shtetasi shqiptar për të mbrojtur atdheun kur ai është në rrezik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More