Rama uron Ditën e Verës me pamje nga Elbasani

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama uroi sot të gjithë qytetarët Ditën e Verës, teksa ndau pamjet nga zbukurimet në qytetin e Elbasanit.

“Gëzuar Ditën e Verës”, uroi kryeministri.

Elbasani është gati të festojë ripërtëritjen e jetës. I gjithë qyteti po përjeton energjinë e një atmosfere fantastike me një super program që s’duhet humbur për Ditën e Verës.

Me një dekor me lule shumëngjyrëshe që lajmërojnë ardhjen e pranverës është zbukuruar i gjithë qyteti për nder të kësaj tradite shekullore.

Kjo festë pagane me origjinë nga Elbasani, parashikon që edhe këtë vit të mbushë qytetin me miq nga vendi dhe jo vetëm.

Festa vjen edhe me shumë risi, ku ashtu si çdo vit axhenda e festimeve pasurohet me detaje të cilat nuk janë parë më herët.

14 Marsi është një ditë aktivitetesh të shumta, ekspozita si edhe panairi i gatimeve tradicionale të Elbasanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More