Gjykata e Lartë, pjesë e Kongresit Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo

nga D. V.

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë merr pjesë në edicionin e 29-të të Kongresit Botëror të Ligjit, i cili po zhvillohet në Santo Domingo, Republika Dominikane.

Ky forum i rëndësishëm ndërkombëtar ka nisur punimet me një ceremoni madhështore në ambientet e Universidad Autónoma de Santo Domingo, ku personalitete të njohura ndërkombëtare kanë riafirmuar angazhimin e tyre për forcimin e shtetit të së drejtës.

Në kuadër të përgatitjeve për mikpritjen e Kongresit Botëror të Ligjit 2027 në Shqipëri, një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e drejtësisë, pjesëmarrja e Gjykatës së Lartë në edicionin e sivjetshëm përbën një hap konkret dhe të dukshëm në këtë proces të rëndësishëm.

Delegacioni i Gjykatës së Lartë, i kryesuar nga Kryetari Sokol Sadushi dhe gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi, Asim Vokshi, Enkelejda Metaliaj, së bashku me ndihmësmagjistratët dhe stafin, do të jetë pjesë aktive në diskutimet mbi sfidat bashkëkohore të drejtësisë, gjatë ditëve të zhvillimit të konferencës.

Përmes kësaj pjesëmarrje, Gjykata e Lartë afirmon rolin e saj si një aktor aktiv dhe kontribuues në debatin ndërkombëtar mbi sfidat dhe zhvillimet në fushën e drejtësisë, duke forcuar njëkohësisht bashkëpunimin ndërinstitucional dhe shkëmbimin e përvojave me sisteme të tjera ligjore.

Kongresi Botëror i Ligjit 2027, që do të mbahet në Shqipëri, nuk përfaqëson vetëm një ngjarje që po afrohet, por një proces që po ndërtohet me përkushtim, profesionalizëm dhe vizion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More