Rama vë mend pas gafave pafund të ministres Muzhaqi, fut deputetët e rinj socialistë në kurs special para se të futen në Parlament

nga Xh M

Pas një sërë gafash publike të ministres së Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, kryeministri Edi Rama ka vendosur të vendosë më shumë theks mbi përgatitjen politike dhe institucionale të deputetëve të rinj.

Në një fjalë të gjatë sot para deputetëve të rinj socialistë, ai bëri të ditur se të gjithë deputetët socialistë që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend pas zgjedhjeve të 11 majit, do t’i nënshtrohen një trajnimi të posaçëm.

Kryeministri njoftoi se në gjysmën e dytë të muajit qershor do të nisë një sesion i dedikuar nga Akademia Politike, ku deputetët e rinj do marrin udhëzime, orientim institucional dhe këshilla praktike për punën parlamentare.

“Akademia politike duhet të hapë në gjysmën e dytë të qershorit një sesion të posaçëm për të gjithë deputetet dhe deputetët që do të hyjnë për herë të parë në Kuvend,” – tha Rama, duke shtuar se për këtë nismë do kërkohet edhe ndihma e deputetëve me përvojë, pa marrë parasysh nëse do jenë pjesë e legjislaturës së re apo jo.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur në opinionin publik është rritur ndjeshmëria ndaj përfaqësuesve politikë që nuk arrijnë të përfaqësojnë me dinjitet dhe kompetencë detyrën e deputetit, sidomos pas komenteve dhe paraqitjeve të kritikuara të disa emrave të rinj në politikën qeverisëse.

Rama tha se pret gatishmëri maksimale nga deputetët me përvojë për të ndihmuar kolegët e rinj në këtë proces trajnimi, duke e cilësuar si një domosdoshmëri për rritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe profesionalizmit në legjislaturën e katërt të qeverisjes socialiste.

“Akademia politike duhet të hapë në gjysmën e dytë të qershorit një sesion të posaçëm për të gjithë deputetet dhe deputetët që do të hyjnë për herë të parë në kuvend, ku do duhet dhe ndihma e deputeteve dhe deputetëve me përvojë pavarësisht nëse do jenë ose s’do jenë në legjislaturën e ardhshme ne kuvend dhe besoj se nuk do të mungojë gatishmëria për këtë ndihmë”, tha Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More