E sëmurë në shtrat, 85-vjeçarja pret legalizimin prej nëntë vitesh

nga Xh M

Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një problem nga qyteti i Fierit. 85-vjeçarja, Myfarete Vrenozi, nga shtrati i sëmundjeve u shpreh se nuk do që të ikë nga kjo jetë pa kryer legalizimin e shtëpisë, që e priste që nga viti 2016.

Edhe nusja e shtëpisë, Marjana Vrenozi, tha se kishin bërë aplikimin, por nuk po kishin mundur të zgjidhin gjë. Në këto kushte, sipas saj nuk mund të riparojnë as mykun e tarracës.

Nga shqyrtimi i dokumenteve, rezulton se leja e shtëpisë, që i përket vitit ’82, nuk gjendej pasi në vitin ‘97 janë djegur arkivat.

Pas transmetimit të emisionit “Stop”, Marjana Vrenozi, tha pas nëntë vjetësh u erdhi vendimi për legalizimin e shtëpisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More