Ramadan Imeri i bashkohet VLEN-it – Izet Mexhiti: Edhe drejtuesit e BDI-së po zgjedhin ndryshimin

nga Redaksia

Dibër, 22 qershor- Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka bërë të ditur sot se Ramadan Imeri, nënkryetar i BDI-së në Dibër dhe njëherazi drejtor i shkollës së mesme “28 Nëntori”, i është bashkuar koalicionit opozitar VLEN, shkruan Zhurnal.mk.

Përmes një njoftimi publik, Mexhiti tha se vendimi i Imerit për t’iu bashkuar VLEN-it është tregues i qartë se ndryshimi po ndodh edhe brenda vetë strukturave të BDI-së.

“Kur edhe drejtuesit e tyre zgjedhin ndryshimin, është e qartë kush përfaqëson të ardhmen,” – deklaroi Mexhiti.

Kjo lëvizje shihet si një tjetër goditje për BDI-në në prag të zhvillimeve të rëndësishme politike në vend, ndërsa VLEN vijon të forcojë radhët me figura të njohura nga terreni politik dhe institucional shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More