Raporti i KE-së: Maqedonia e Veriut nuk kërcënohet nga kthimi i vizave me BE-në

nga D V

Shkup, 9 dhjetor – Të gjitha vendet dhe territoret evropiane vazhdojnë të harmonizojnë politikat e tyre të vizave me BE-në dhe gëzojnë përfitimet e regjimit pa viza, ndërsa i vetmi vend në kontinent, regjimi i të cilit pa viza është aktualisht nën kërcënim është Gjeorgjia, për shkak të trazirave të fundit në atë vend.

Komisioni i BE-së miratoi raportin e shtatë në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave, i cili përdoret për të monitoruar regjimet pa viza që BE-ja ka me partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor.

“Për fqinjët e BE-së, vazhdimi i procesit të liberalizimit të vizave mbetet një mjet i fuqishëm për të mbështetur reformat dhe për të forcuar bashkëpunimin me BE-në në fushat e migracionit, menaxhimit të kufijve dhe sigurisë.

Komisioni konsideron se Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrë masa për t’iu përgjigjur disa rekomandimeve të bëra në raportin e gjashtë në kuadër të Mekanizmit të Pezullimit të Vizave. Megjithatë, ata ende duhet të ndërmarrin veprime të mëtejshme, veçanërisht për të harmonizuar politikën e tyre të vizave me politikën e vizave të BE-së”, thuhet në raportin e fundit.

Për Ukrainën dhe Kosovën thuhet se ka ende kushte për një regjim pa viza, por duhet të merren masa nga rekomandimet e Komisionit të BE-së, ndërsa për Gjeorgjinë po mendohet pezullimi i vizave për disa kategori të qytetarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More