Shkup, 20 prill – Fevzie Sulejmani jeton në kushte të vështira në lagjen Gazibabë të Shkupit. Jeta e saj u vështirësua shumë prej kur i vdiq bashkëshorti para 25 viteve dhe që atëherë djalit të saj të vetëm filloi t’i përkqësohej gjendja shëndetësore.
Ajo mbijeton me ndihmë sociale prej 6 mijë denarësh dhe nuk mundet t’i mbulojë as barnat që i përdorë për vete dhe për djalin e sëmurë. Djali i saj 10 vitet e fundit më shumë qëndron në shtëpi dhe cdo ditë e më shumë i përkeqësohet gjendja shëndetësore. Nëna Fevzie kërkon prej njerëzve humanë që të solidarizohen me fatin që ia solli jeta dhe mos ta lënë në atë gjendje të vështirë të papërballueshme.
“Burri më ka vdekur para 25 viteve ndërsa djali u sëmurë kur u mbushi 20 vite, nuk ishte mirë djali kur më vdiq burri pati stres të madh, ishte i vogël 7 vjecar. Unë nuk kam para ta coj ndokund djalin, nëpër mjek njejt ia japin ilacet, nëpër spitale ka qenë pa ndalur. duhen barna dhe janë shumë shtrejt që I përdor djali por edhe unë jam e sëmurë me barna”, u shpreh Fevzie Sulejmani.
Nëna Fevzie të vetmen dëshirë e ka shërimin e djalit, e cila për shkak të kushteve të rënda, nuk ka mundësi që t’i mbulojë harxhimet e spitalit.
“Deshta ta coj djalin në spital privat por mi kërkojnë në spital 10 mijë euro dhe duhet me shku më pa ndonjëherë dhe unë nuk kam para me 6 mijë denar që i marr nuk mundem, nuk mundem kurr t’i mbledhi kaq para, gati 10 vite e bëj llogari që t’i mbledhi e ta coj djalin në trajtim, këtu afër një djal i një fqinjës ka qenë në atë spital për trajtim dhe tash është mirë. Më dhimbset shumë jam, tash i ka 30 vite, prej 20 vite që është sëmurë… Ju lutem njerëzve humanë që të më ndihmojnë, para s’kam burrin se kam ta coj djalin ta shëroj së shumë më dhimbset dhe mërzitem shumë, sytë i kam tek ai. ka I shoh shokët e djalin janë martuar, kanë hyrë nëpër punë, ky krejt në shtrat”, theksoi Sulejmani.
Të gjithë ata që kanë mundësi t’ia shtrijnë dorën zonjës Fevzie, mund ta kontakojnë në numrin e telefonit, 070 877- 955.