VLEN-i drejtë bashkimit

nga Xh M

Strugë, 20 prill – Sot në Strugë, koalicioni VLEN zhvilloi një mbledhje të përbashkët, ku u vendosën themelet e një bashkëpunimi të strukturuar politik për të ardhmen.

Gjatë takimit, u mor vendimi për formimin e një Kryesie të përbashkët me 23 anëtarë – një hap i rëndësishëm drejt forcimit të unitetit dhe organizimit politik të koalicionit.

Ky është vetëm fillimi i një rruge të gjatë. Përpara qëndrojnë shumë punë, vendime të rëndësishme dhe mbi të gjitha – një përgjegjësi e madhe ndaj qytetarëve.

Qëllimi i koalicionit VLEN mbetet i qartë: t’i ofrojë Strugës dhe gjithë vendit një përfaqësim të denjë, dhe të ndërtojë një të ardhme me vizion dhe besim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More