Rasti “Alfa”, ja çka thotë Mexhiti

nga D V

Shkup, 20 dhjetor – Pas refuzimit të Gjykatës Penale për rikthimin në gjykim të rastit Alfa zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti tha se po punohet në heshtje për këtë rast dhe jo përmes propagandave.

Sipas Mexhiti VLEN dhe Qeveria nuk e keqpërdor këtë rast ashtu siç e ka keqpërdorur Grubi. Mexhiti tha se është i bindur se aty ka parregullsi, por po punohet në drejtim të zgjidhjes.

“Ne nuk jemi si ato të tjetër që i kemi përdorë rastin dhe e kemi futur që ta bëjmë temë edhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër , në po bëjmë punën tonë dhe fjalën kryesore e ka gjyqësia në këtë rast prokuroria , kemi bindje se në atë rast ka parregullsi dhe po punojmë por jo nëpërmjet mediumeve po punojmë aty ku duhet. Ata që i kanë marr votat në rastin alfa është zotëri Grubi dhe ju e dini mirë këtë punë dhe ne nuk jemi si Grubi dhe ata tjerët që e kanë keqpërdorë rastin dhe nuk kanë lëvizë asnjë milimetër. Ne punojmë aty ku duhet dhe me dështimet e tyre dhe të atyre do mundohemi ti korrigjojmë ne po merremi me dështimet e BDI-së”, deklaroi Izet Mexhiti- zv kryeministër i parë. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More