Rasti makabër në Sllatinë/Babai merret në pyetje si i dyshuar

nga Xh M

Tetovë, 8 tetor – Rasti makabër i cili ndodhi mesditen e sotme ka tronditur Sllatinën e Tetovës. Nëna dhe e bija janë gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tyre, ndërkaq uniformat blu kanë marrë në pyetje babain.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Sllatinë të Tetovës, ku nënë e bijë janë gjetur të vdekura në rrethana të paqarta. Nëna 36-vjeçe dhe e mitura 4 vjeçe janë gjetur të pajeta në shtëpinë e tyre, ndërsa babai dhe djali janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Tetovës.

Ngjarjen e ka konfirmuar Policia e Tetovës, të cilët bëjnë të ditur se denoncimi është bërë rreth orës 14:00.

“Sot (8 -tetor) rreth orës 14:00 në SPB Tetovë T.J. nga Tearca në cilësinë e mjekut ka raportuar se është thirrur për intervenim në fshatin Sllatinë nga M.Z. nga Sllatina e Tetovës, e cila në shtëpinë e tyre familjare ka gjetur pa shenja jete vajzën e saj K.Sh (36) dhe mbesën e saj të mitur, ku është konstatuar vdekja”.

“Menjëherë pas raportimit është vepruar dhe është siguruar vendi ku ekipi nga SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik kanë kryer inspektimin dhe me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë të të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion, ndërsa bashkëshorti i saj R.Sh. (50) së bashku me djalin e tij të mitur, do të transferohen për ndihmë mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, e më pas personi R.Sh. do të ndalohet në Komisariat për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Tetovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More