Fetai: Në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit do të ketë anëtar edhe nga Shoqëria civile

nga Xh M

Shkup, 8 tetor – Me propozim të zëvendëskryeministrit për politika të qeverisjes së mirë Arben Fetai, Qeveria ka aprovuar vendimin me të cilin në Trupin ndërresorial për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit përfshihet anëtar nga Shoqëria civile.

“Në këtë drejtim Këshilli për bashkëpunim të Qeverisë dhe Shoqërisë civile do të jep nominim të anëtarit nga shoqata e cila së paku 10 vjet ushtron veprimtari në fushën e parandalimit dhe luftës kundër korrupsionit. Ky është një hap i rëndësishëm ku sektori civil do të jep kontributin e vet në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit e jo si deri tani ku shoqëria civile ka pasur vetëm rolin e vëzhguesit”, thuhet në kumtesën e kabinetit të zëvendëskryeministrit Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More