Rasti “Onkologjia”, një dëshmitar pohon se kanë dhënë 500 euro ryshfet për të marrë terapinë

nga D. V.

Shkup, 5 nëntor – Ka vazhduar gjykimi për rastin “Onkologjia” me dëgjimin e dëshmitarëve, të cilët janë gjithashtu persona të dëmtuar në këtë rast. Në pyetjen e prokurores publike Ana Gogovska Jakimovska, nëse kishin pasur problem me sigurimin e terapisë, një nga dëshmitarët deklaroi se kanë qenë të detyruar të japin ryshfet prej 500 eurosh për të marrë çdo dozë të terapisë.

Sipas dëshmitarit, ilaçi merrej nga frigoriferi në zyrën e Nikolla Vasevit dhe i dorëzohej infermieres që ta aplikonte. Ai tha se nuk kishte prova për këtë që pretendon dhe as nuk e kishte raportuar, pasi nuk dinte ku ta bënte denoncimin. Sipas dëshmitarit, procedura ka qenë e tillë: fillimisht “kafeja” në zyrën e doktor Vasevit, i cili, pasi pinin kafenë, ia dorëzonte ilaçin infermieres. Lënda zhvillohet kundër doktor Vasevit dhe dy onkologëve të tjerë, për trajtim të pakujdesshëm të pacientëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More