Reagim i ASH-së për shfuqizimin e “balancuesit”

nga Xh M

Shkup, 9 tetor – Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e balancuesit është vetëm konfirmim i politikave antishqiptare të Qeverisë jolegjitime. Ky vendim dëshmon poashtu edhe dorëzimin dhe servilizmin e partive shqiptare në Qeveri karshi VMRO, ZNAM dhe Stoilkoviçit të cilët që në ditët e para të Qeverisë filluan me implementimin e projektit për deshqiptarizimin e shtetit.

Nënshtrimi i vasalëve në këtë Qeveri ka tejkaluar edhe pritshmëritë e padronëve të tyre. Masa e përkohshme e sjellë javë më parë ishte vetëm një matje e pulsit, nëse do të ketë reagim dhe pasoja nga partnerët shqiptarë në Qeveri. Por, sjellja e papërgjegjshme dhe shpeshherë edhe arsyetimi i vendimit, nga ana e përfaqësuesve të VLEN, rehatoi të gjithë faktorët e interesuar për shfuqizimin e balancuesit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More