Reagon Fatmir Dehari: Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme

nga Redaksia

Kërçovë, 2 nëntor – Kandidati i AKI-së për Kërçovën, Fatmir Dehari ka reaguar në Facebook duke thënë se rezultatet e zgjedhjeve lokale për Kërçovën për të nuk janë të kënaqshme.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve dhe mërgatës, Dehari shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen që ka marrë ndër vite, duke theksuar nevojën për qetësi dhe mirëkuptim.

“Të dashur qytetarë, shumë të respektuar mërgimtarë. Duke qenë thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj të parezervë ndër vite, ju falënderoj me përulësi dhe me zemër të hapur. Rezultatet e zgjedhjeve lokale për qytetin tonë nuk janë të kënaqshme, por ju lus për qetësi, durim dhe mirëkuptim”, ka shkruar Dehari.

Ai shtoi se në ditët në vijim do të japë një prononcim më të detajuar lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor dhe hapat e ardhshëm të subjektit politik që përfaqëson.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More