Reformat në këshillin gjyqësor, Kambovski: Ende nuk kemi diskutuar për shkarkime

nga Xh M

Shkup, 23 nëntor – Edhe pas 33 vitesh pavarësi, Maqedonia e Veriut ende nuk e ka gjetur modelin më të mirë për të reformuar rrënjësisht sistemin gjyqësor. Cila do parti e cila vjen në pushtet, bënë përpjekje për të përmirësuar dhe rritur efikasetitin e punës dhe besueshmërinë e qytetarëve në gjyqësor pasi që këto vazdhimisht thekësohen po thuajse në të gjitha raportet e KE-së për gjyqësorin.

Grupi punues për reforma në Këshillin Gjyqësor në kuadar të Ministrisë së Drejtësisë, është duke i shqyrtuar propozimet e ekspertëve të cilët kanë të bëjnë me përbërjen dhe strukturën e Këshllit Gjyqësor, zgjedhjet dhe emërimet, procedurën disciplinore si dhe transparencën.

Udhëheqësi i këtij grupi profesor Vlado Kambovski për TVM 2 thotë se deri në këto momente nuk është diskutuar për shkarkime të përbërjes aktuale të Këshilit Gjyqësor.

“Deri në këto momente ende nuk është caktuar takimi i ardhshëm për të diskutuar. Unë si udhëheqës i këtij grupi punues mund tju themë se këto bisedime kryesisht janë të fokusuar për përcaktimin e krietereve për hyrje në Këshllin Gjyqësor,respektivisht për përzgjedhjen e anëtarëve, për transparencën dhe përgjegjësinë e anëtarëve si dhe procedurat disciplinore kundër anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, si dhe për emërime dhe shkarkime të gjykatësve. Në propozimet e deritanishme nuk kemi hasur të ketë shkarkime të përbërjes aktuale të Këshillit Gjyqësor, por do të shohim në të ardhmen”, u shpreh udhëheqësi i grupit punues për reforma në K.Gj., Vlado Kambovski.

Selmani: Vetëm nëse ndërhyjnë ndërkombëtarët

Por kështu nuk mendon profesori universitar Bashkim Selamani. Reformat në këshllin gjyqësor apo në këshillin e prokurorëve janë të mundur vetëm nëse ndërhynë ekspertë ndërkombëtar të cilët do të bëjnë përzgjedhjen e gjyqtarëve, çdo përpjeke ndryshe, sipas tij nuk do të jep rezultate.

“Detyrimisht të ndrhyhet në nivel ndërkombëtarë sepse ne jemi qytetarë të kufizuar, me parti të familijarizuara, me grupe dhe individë e kanë menaxhuar sistemin gjyqësor me ndrhyrje nga jashtë dhe në këtë rast vetëm një Trup ndërkombëtarë do të kishte mundësi të neutralizonte të gjitha subjektet politike, të gjitha grupacionet që kanë udhëhequr me sistemin gjyqësor deri më tani. Prandaj themi kjo çështje nuk do të ketë zgjidhje në rast se vetëm ne si Maqedoni do të duhet kërkojnë ndihmë ndërkmbëtare që të përbëhet një trup i veçantë i cili do të seleksionojë dhe bëjë përzgjedhjen e gjyqëtarëve të merituar apo keqpërdorur nga sistemi. Kështu kanë kërkuar ndihmë Bullgaria, Hungaria dhe shumë shtete më të mëdha se sa ne”, theksoi profesori universitar Bashkim Selmani.

Ministria e Drejtësisë ka ifnormuar se për propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit në Këshillin Gjyqësor do të organizohen edhe katër debate tjera deri në fund të dhejtorit, pas çka ministria e Drejtësisë do ti inkorporojë konkludimet e fundit për propozim ligjin për Këshillin Gjyqësor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More