Shkup, 1 nëntor – Për shkak të festës fetare Ditës së shpirtrave, Njësia për siguri të komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup sot dhe nesër do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm komunikacioni për zhvillim të sigurt dhe të papenguar të trafikut.
Duke filluar nga ora 6:00 sot trafiku drejt varrezave në Butel do të zhvillohet në një drejtim (rrethrrotullim), përkatësisht të gjitha automjetet do të shkojnë përgjatë rrugës “Butelska”, majtas përgjatë rrugës “Aleksandar Urdarevski”, majtas përgjatë rrugës “Boca Ivanova” dhe djathtas deri në hyrje të varrezave të Butelit. Për të dalë nga varrezat – djathtas përgjatë rrugës “Boca Ivanova”, deri te rrethrrotullimi në rrugën “Butelska”, pastaj majtas përgjatë rrugës “Butelska” dhe djathtas përgjatë rrugës “Kemal Sejfula”.
Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset edhe në varrezat Kamnik, Draçevë dhe Gjorçe Petrov.
SPB Shkup u bën thirrje të gjithë qytetarëve pjesëmarrës në komunikacion t’i respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit policorë nëpër rrugët e përfhsira me regjimin e posaçëm të trafikut.