Rekomandime të Avokatit të Popullit për avancimin e mësimit të gjuhës së shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar

nga D V

Shkup, 3 dhjetor – Me rastin e Ditës ndërkombëtare të personave të aftësi të kufizuara, Avokati i Popullit – Ekipi për monitorim të implementimit të Konventës për të drejtat e personave me pengesa në zhvillim, së bashku me organizatat partnere që janë pjesë e Mekanizmit nacional të monitorimit, sot në konferencë për shtyp do t’i promovojnë shqyrtimet lidhur me realizimin e të drejtës së arsimimit me gjuhën e shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar, që mësojnë në Qendrën shkollore shtetërore për edukim dhe rehabilitim “Partenij Zografski”-Shkup.

Njëherit do të publikohen edhe rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat do të dorëzohen në Minisrinë e Arsimit dhe Shkencës, me qëllim gjetjen e zgjidhjes sistematike për avancimin e mësimit të gjuhës së shenjave të nxënësve me dëgjim të dëmtuar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More