Rëndësia e konsullatës në Ulqin, Ministri i Jashtëm Igli Hasani: Ishte një ëndërr

nga D. V.

Ministri i për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ishte këtë të mërkurë në Euronews Albania ku ka folur rreth rëndësisë së hapjes së konsullatës shqiptare në Ulqin.

Ai tha se hapja e konsullatës ka qenë një ëndërr e shqiptarëve prej shumë vitesh që më në fund është realizuar.

“Bëhet fjalë për një ëndërr të të gjithë atyre shqiptarëve që flamuri i shqiptarëve të ngrihej dinjitoz që nga Lidhja e Prizrenit. Që nga 7 prilli është bërë inaugurimi zyrtar të hapjes së konsullatës së përgjithshme të Republikës së Shqipërisë. Ulqini është kryeqendra e shqiptarëve në Malin e Zi, është një nga qytetet tona më të rëndësishme dhe është ura lidhëse mes dy shteteve tona dhe mes rrugëtimit tonë të përbashkët pa dyshim drejt Bashkimit Europian”,-u shpreh ministri Hasani.

I pyetur se përse u vonua kaq shumë, ministri tha:

“Vonesat kanë arsye të shumta, por nuk ka pasur probleme nga palët, kanë qenë më shumë pjesë teknike dhe burokratike. E rëndësishme është që jemi aty dhe do të shtojmë në maksimum angazhimin. Ne po i japim Ulqinit një dimension të ri diplomatik”, tha Hasani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More