Reshjet e shiut bllokojnë nënkalimet në Tetovë, QMK: Apelojmë për kujdes të shtuar

nga D. V.

Shkup, 18 nëntor – Dy nënkalimet në lagjen Dardania në Tetovë janë bllokuar nga grumbullimi i ujit si pasojë e reshjeve të shiut, përcjell TV21. Gazetari i TV21 në Tetovë, Senat Zylbehari raporton se rreth katër vetura kanë mbetur të bllokuara në nënkalime që nga mëngjesi i sotëm. Ndërkaq, nga Qendra për Menaxhim me Kriza kërkojnë për kujdes të shtuar, sidomos në rajonin e Pollogut.

“Për shkak të reshjeve intensive të shiut në pjesë të Maqedonisë Perëndimore, veçanërisht në rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me përthithjen e kanalizimeve atmosferike dhe fekale në pjesët urbane të qytetit. Kjo ka çuar në grumbullim dhe krijim të sipërfaqeve me ujë nën nënkalimet dhe mbikalimet. Apelojmë për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë dhe shmangie të qarkullimit drejt pjesëve të lartpërmendura të infrastrukturës rrugore. Ekipet kompetente janë në terren dhe po punojnë aktivisht për tejkalimin e gjendjes”, thonë nga QMK.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More