Restaurohet vetura e presidentit historik Ibrahim Rugova

nga D V

Sot janë bërë 19 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe përfaqësues të korit diplomatik në vend kanë bërë sot homazhe tek varri i Presidentit Ibrahim Rugova në 19-vjetorin e vdekjes.

Osmani në një deklaratë për media tha se presidenti Rugova ishte largpamës, politikan i jashtëzakonshëm që politikës i solli dimensionin human të saj, që i mungonte.

E gjatë ceremonisë së homazheve për presidentin Rugova, e para e shtetit, Vjosa Osmani është parë me veturën e presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila është riparuar pas 20 vjetësh.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More