Riatdhesimi i Gruevskit, Mucunski i adreson vendimin Qeverisë hungareze

nga Xh M

Shkup, 18 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, pyetet nga gazetarja e servisit publik të Australisë nëse në rolin e kryediplomatit ka kërkuar ekstradimin e ish-kryeministrit, Gruevski, nga Hungaria, i cili është i akuzuar për korrupsion. Sipas Mucunskit, kjo çështje i takon organeve të drejtësisë, ndërsa azilin politik ia ka dhënë Qeveria hungareze.

“Kjo është një fushë nën autonominë e Ministrisë së Drejtësisë dhe sistemit juridik të shtetit. Ky nuk është vendim që në fund të ditës është bërë nga Qeveria jonë, por nga Qeveria hungareze.”, – deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Administrata e re amerikane, Mucunski: Fokusi, në stabilizimin e rajonit

Gjatë intervistës, ministri Mucunski ka folur edhe për sfidat globale, ndikimin e administratës së re amerikane në vendin tonë dhe problemet rajonale.

“Roli i NATO-s, roli i BE-së, roli i ShBA-së, duhet të fokusohet në ndihmën për stabilizimin e rajonit dhe mbylljen e shumë sfidave për të cilat pajtohem se momentalisht ekzistojnë. Ne ndajmë sfida dhe qëllime të përbashkëta me administratën e re amerikane. Bota duhet të bëhet vend më i sigurt, duhet të jemi më pragmatik kur merremi me çështjet e politikës së jashtme.”, – theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Në intervistat, ministri Mucunski ka folur për prioritetet e Qeverisë së vendit në politikën e jashtme, duke përmendur vazhdimin e aspiratave për integrim me BE-në, partneritetin strategjik me ShBA-në dhe angazhimet si anëtare e aleancës veriatlantike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More