Rifillojnë bisedimet bërthamore shtetet E3-Iran në Stamboll

nga L. M

Negociatat midis Iranit dhe të ashtuquajturave “shtete E3” – Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe – do të zhvillohen këtë javë – mes të përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjen ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit.

“Takimi do të zhvillohet të premten në Stamboll në nivelin e zëvendësministrave të Jashtëm”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Esmaeil Baqaei.

Irani do të përfaqësohet nga dy zëvendësministra të Jashtëm, Majid Takht-Ravanchi dhe Kazem Gharibabadi, të cilët janë gjithashtu pjesë e ekipit negociator bërthamor.

Evropianët pritet të ushtrojnë më shumë presion mbi Teheranin për të arritur një marrëveshje, por nuk pritet ndonjë progres i madh në takimin e Stambollit.

Marrëveshja bërthamore e Vjenës – e cila nuk po respektohet në praktikë – përfundon zyrtarisht në mesin e tetorit.

Si bashkënënshkruese të marrëveshjes së vitit 2015, “shtetet E3” mund t’i bëjnë një kërkesë zyrtare Këshillit të Sigurimit të OKB-së për rivendosjen e sanksioneve të mëparshme.

Takimi në Turqi do të jetë raundi i parë i negociatave që kur një armëpushim hyri në fuqi pas luftës së Izraelit kundër Iranit, e cila kryesisht synonte objektet bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Para luftës, Teherani kishte rreth dy muaj që negocionte me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor.

Qëllimi i negociatave është të gjenden kufizime në programin bërthamor të Iranit që Teherani i konsideron të pranueshme dhe të sigurohet që Irani të mos ketë aftësinë për të prodhuar një armë bërthamore.

Irani, nga ana e tij, shpreson që bisedimet do të çojnë në heqjen e sanksioneve që po paralizojnë ekonominë e tij. Teherani gjithmonë ka këmbëngulur që programi i tij bërthamor është për përdorim civil.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More