“Jemi të gatshëm të zgjerojmë prodhimin e përbashkët të pajisjeve ushtarake. Ka një vendim nga kompani franceze për të nisur prodhimin e dronëve në Ukrainë dhe kjo është jashtëzakonisht e vlefshme,” shkroi Zelensky në rrjetin social X, pas një takimi që zhvilloi në Kiev me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Noël Barrot.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur Ukraina po përpiqet të forcojë kapacitetet e saj mbrojtëse në luftën kundër agresionit rus, ndërsa bashkëpunimi me aleatët perëndimorë shihet si kyç për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e vendit.