Rijad Shaqiri: Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit

nga D V

Shkup, 15 prill – Aty ku ka rrjedhur, do të pikë”, këtë e tha kandidati për deputet nga radhët e VLEN, Rijad Shaqiri, i pyetur nëse do ta braktiste si babai i tij Hysni Shaqiri Kuvendin, për t’iu bashkëngjitur luftës së UÇK-së. Shaqiri në Daily Click në TV21 tha se është krenar me të kaluarën e babait të tij.

“Unë me mburrje e them se jam biri i Hysni Shaqirit, që jam djali i madh, ne jemi 5 fëmijë. Një vëlla e kam në Gjermani dhe 3 motra, një prej motrave është në Zvicër, dy i kam këtu. Ne me mburrje e themi se jemi fëmijët e tij sepse krenohemi me të kaluarën e tij, është një ndër politikanët që gjatë karrierës së tij politike është munduar të shërbejë për kauzën që ka qenë imperativ për kohën kur ka vepruar ai”, tha Rijad Shaqiri në Daily Click.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More