Rikthehen parullat e gjuhës së urrejtjes!

nga I.A

Shkup, 2 korrik – Gjuha e urrejtjes, paragjykimet, shpifjet dhe qëndrimet negative për kundërshtarët politikë janë ndër veset më të ulëta që nuk prodhojnë as pikë minimale politike në të kundërtën vetëm pasqyrojnë të vërtetën reale të atyre individëve apo grupeve se në çfarë niveli janë. Kjo ndikon negativisht tek qytetarët duke u bartë në mënyrë të pavetëdijshme. Anketa e fundit e opinionit publik nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, për Detektor, zbulon se 90% e qytetarëve maqedonasë kanë vënë re përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqërinë e tyre, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe me motivacion politik. Një nga tre qytetarë beson se kjo gjuhë është inkurajuar nga bindjet politike, ndërsa një pjesë e vogël e kësaj gjuhe është e lidhur edhe me përkatësinë etnike, pamjen fizike, besimet fetare dhe moshën, shkruan Zhurnal.

Nga “vdekje për shqiptarët” deri “bullgarët në Kushtetutë”, Shkupi i mbushur me grafite që promovojnë gjuhë të urrejtjes –

Gjuhë e urrejtjes mbizotëron nëpër rrugët e Shkupit e shprehur në formë vullgare duke keqpërdor veprat artisitike në formë të grafitëve. Pra, edhe pse grafitet janë forma arti përmes të cilave shprehet paqe solidaritet e mirëpkuptim gjegjësisht mesazhe me përmbajtje pozitive. Në Shkup ndodhë e kundërta përmes grafiteve në formë të shkarravinave përçohen mesazhe që promovojnë urrejtje kundër shqiptarëve.

E kjo nuk vjen rastësisht pasi indikatorët kryesor dhe ata që nxisin më së shumti gjuhën e urrejtjes janë politikanët. Sepse të njëjtit gjatë fushatave zgjedhore kur garojnë për pozita të ndryshme zhveshin veten nga pozita e të qënurit njëri dhe nuk lënë gjë pa shpifur për njëri tjetrin, ofenduar e paragjykuar.

Dhe, kjo pastaj bomerang transmetohet edhe tek qytetarët e rëndomtë si një punë e zakonshme pasi për të njëjtat paragjykime janë njoftuar përmes televizionit sidomos gjatë fushatave parazgjedhore.

Gjuha e urrejtjes në vend, një realitet shqetësues –

Anketa e fundit e opinionit publik nga Instituti për Hulumtime Politike në Shkup, për Detektor, zbulon se 90% e qytetarëve maqedonasë kanë vënë re përhapjen e gjuhës së urrejtjes në shoqërinë e tyre, kryesisht përmes rrjeteve sociale dhe me motivacion politik. Një nga tre qytetarë beson se kjo gjuhë është inkurajuar nga bindjet politike, ndërsa një pjesë e vogël e kësaj gjuhe është e lidhur edhe me përkatësinë etnike, pamjen fizike, besimet fetare dhe moshën.

Një faktor i shqetësueshëm është rritja e gjuhës së urrejtjes në 5 vitet e fundit, sipas 64.2% të anketuarve. Përveç kësaj, afërsisht 80% e tyre vërejnë intensifikim të saj gjatë fushatave zgjedhore. Edhe pse të dy bashkësitë etnike, maqedonasit dhe shqiptarët, shqetësohen për këtë dukuri, ndarja e qëndrimeve midis tyre është e dukshme, me shqiptarët që kanë një ndjesi më të ulët të përkeqësimit të kësaj situata.

Rrjetet sociale identifikohen si mjeti kryesor për përhapjen e gjuhës së urrejtjes për 58.3% të anketuarve. Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë përjetuar drejtpërdrejt këtë fenomen, duke theksuar që ka ende hapësirë për ndryshim dhe parandalim të saj.

Në lidhje me legjislacionin aktual, shqetësimet ndaj efikasitetit të tij ndaj gjuhës së urrejtjes janë të ndara midis qytetarëve, me një pjesë të madhe që kërkon ligje më të rrepta për parandalimin e saj, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se mund të keqpërdoren. Anketa është realizuar me 1078 të anketuar në mars të këtij viti.

Gjuha e urrejtjes e shprehur përmes grafitëve vërehet edhe në qytete tjera, jo vetëm në Shkup, por këtu mbizotëron. Organet përgjegjëse duhet të reagojnë t’i pastrojnë e largojnë sa më parë. Sepse në të kundërtën nëse qëndrojnë kohë të gjatë kjo me automatizëm normalizohet dhe mësohen qytetarët. Fenomeni shndërrohet në proces natyror e të pranueshëm për qytetarët, e kjo pastaj është shumë e dëmshme për brezat e ardhshëm. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More