Edhe pse janë rinumëruar 40 përqind të kutive, për qarkun e Fierit nuk ka ende ndryshim rezultati, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gazetari i ABC News, Andon Kello raporton se nga rinumërimi, më shumë vota po humbet Partia Demokratike.
Partia Demokratike që kërkoi rinumërim në Fier, vetë është në qiell të hapur pasi për të fituar një mandate më shumë i duhen edhe 8500 vota, po aq sa i duhen Partisë Socialiste për të shkuar 13.
Shanset mes subjekteve politike i ka vetëm Nisma Shqipëria Bëhet se cila mori 5% të votave, por i duhen edhe 518 vota më shumë. Kandidati Azmer Duleviç i Adriatik Lapajt, shpreson të rikuperojë të paktën 1 votë për çdo kuti të Fierit, e mjafton që PS të mos fitojë më shumë vota, dhe mandati i përket atij.
Por edhe në këtë rast, mandatin nga PS nuk e humbet Zegjine Caushi. Për shkak të kuotës gjinore e humbet kandidati mashkull më pak i votuar, në këtë rast Ramion Kurti.