Rrah babën në Viti, i dyshuari dërgohet në mbajtje

nga D V

Një person është arrestuar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:30, në Viti.

Tutje thuhet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More