Rreth 30 tonë patate të bujkut Rahman Ibrahimi nga Tanusha kanë mbetur të pashitura

nga Xh M

Shkup, 27 dhjetor – Rreth 30 tonë patate, të kultivuara në tokat pjellore të fshatit Tanushë të Shkupit, i kanë mbetur në bodrum bujkut Rahman Ibrahimi për shkak të çmimit të ulët në treg. Ai thotë se importi i patates nga jashtë ka dëmtuar rëndë prodhuesit vendorë, duke i lënë ata pa mundësi shitjeje dhe me humbje të mëdha financiare.

“Jam duke menduar që mos të mbjelli më këtë vit, sepse shkojmë në humbje”, tha Rrahman Ibrahimi, prodhues.

Rahmani thotë se çmimi aktual prej 20 denarësh për kilogram nuk i mbulon as shpenzimet minimale të prodhimit. Sipas tij, patatja e Tanushës nuk duhet të shitet nën 35 denarë, për shkak të kostove të larta të prodhimit deri në fazën kur patatja del në treg.

“Çmimi tani është 20 denarë e unë nëse e shes nën 30 denarë nuk kam llogari, më mirë ta hedhim se sa të shes me 30 denarë sepse jam në humbje, nëse shkon nën 35 denarë patatja e Tanushës, jam në humbje, pasi kemi shumë harxhime, 100 kilometra i bëjmë udhë që shkojmë lartë poshtë e pastaj stërpikja, plehu, vaditja verës sepse ishte thatë dhe këto janë harxhime të gjitha me laps i llogaris”, u shpreh Rrahman Ibrahimi – bujk.

Bujku Rrahman Ibrahimi shton se çdo vit investon mijëra euro në prodhim, ndërsa produkti i tij përfundon në magazina dhe rrezikon të prishet, pasi me afrimin e muajit mars patatet fillojnë të mbijnë dhe shpesh detyrohen të hidhen prodhimin. Ai i bën thirrje Qeverisë që të ndërmarrin masa konkrete për mbrojtjen e prodhimit vendor.

“Në Bitpazar është i gjithë prodhimi i huaj ndërsa prodhimi ynë është në magazinë, është mëkat dhe turp, i bëj thirrje Qeverisë që të na ndihmojnë që të mund të shesim pataten tonë, le ta gjejnë një vend, ose spitaleve tua japin ose ushtrisë ose organizatave që të mund ta largojmë prodhimin dhe më pas le të vazhdojnë të marrin ku të duan ajo nuk më intereson mua”, shtoi Rrahman Ibrahimi – bujk.

Përveç Bujku Rrahman Ibrahimi, edhe disa tjerë ankohen për çmimin e ulët të patates vendore në treg për shkak të importit nga jashtë me çmime më të lira. Sipas tyre, nëse nuk merren masa urgjente, bujqit thonë se do të detyrohen që të heqin dorë nga prodhimi i patates vendore. /Alsat.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More