Rrezikoi të shkrumbonte Parkun Arkeologjik, MM: Fiket zjarri në Finiq

nga D V

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se pas një pune intensive që zgjati përgjatë gjithë natës është bërë e mundur fikja e zjarreve Finiq dhe Delvinë.

Në këtë operacion morën pjesë forcat operacionale nga bashkitë Finiq, Delvinë, Himarë, Sarandë, Konispol e Dropull, mbështetur nga 75 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Aktualisht situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi të vatrave.

Zjarri në Finiq ngriti në këmbë autoritetet pasi flakët rrezikuan seriozisht të afroheshin në Parkun Arkeologjik të kësaj zone.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More