Rritet ndotja nga tymi në Maliq, banorët kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet

nga D V

Vijon të jetë e rënduar situata nga tymi në Fushën e Maliqit. Gjatë muajve të fundit zona torfike në fushën e Maliqit është kthyer në shqetësim për banorët e fshatrave që banojnë përreth kësaj fushe.

Sipas tyre më e rëndë situata paraqitet në orët e para të mëngjesit por dhe të mbrëmjes aq sa e kanë tejet të vështirë të hapin dritaret për shkak të tymit të çliruar nga djegia.

Jashtë kamerave, banorët thonë se gazrat që çlirohen nga djegia e kësaj zone në një sipërfaqe të madhe e bën te vështirë frymarrjen për të moshuarit e fëmijët në veçanti.

Për këtë është kërkuar prej kohësh ndërhyrja e autoriteteve lokale për izolimin e djegies së kësaj zone të kthyer në shqetësim tashmë, në veçanti për banorët e Sheqerasit, Sovjanit, Vreshtas e Pirgut.

Te njëjtat burime shtojnë se është kërkuar ndihma e ministrise se bujqësisë për krijimin e kanaleve “mburojë” në zonat torfike, për të krijuar kështu mundësinë tokave përreth pasjen e ujit nën të, e minimizimin e gazrave dhe tymit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More