Rritet niveli i ujit në Liqenin e Ohrit

nga D. V.

Shkup, 25 nëntor – Niveli i ujit në Liqenin e Ohrit sot është në kuotën prej 693.39 metra mbi nivelin e detit, ose dhjetë centimetra mbi mesataren për muajin nëntor.

Normalizimi i nivelit të ujit është pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë goditur rajonin ditët e fundit.

Për krahasim, vetëm dhjetë ditë më parë niveli i ujit në liqen ishte dhjetë centimetra nën mesataren mujore.

Temperatura e ujit sot arrin 13 gradë Celsius, ose pothuajse identike me mesataren për muajin nëntor e cila arrin 12.9 gradë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More