Kumanovë, 9 nëntor – Me fillimin e vjeshtës, por edhe me ndryshimin e temperaturave, ka filluar të rritet edhe numri i qytetarëve që ankohen nga gripi sezonal si dhe sëmundjet kronike.
Gjatë javës së kaluar në Kumanovë është vërejtur një rritje e lehtë e numrit të personave që vuajnë nga gripi sezonal, na njoftoi Dr. Jadranka Stamenkovska nga Qendra për Shëndet Publik.
“Gjatë javës së kaluar, u raportuan 26 persona që vuajnë nga gripi ose gjendje të ngjashme, megjithatë, kjo është një rritje e lehtë krahasuar me javët që lam pas, javën e kaluar shënuam 11 raste. Pra, presim që në periudhën e ardhshme, veçanërisht në muajt e fillim vitit pra janar dhe shkurt, kur edhe shënohet piku i sezonit të gripit apo aktiviteti më i madh i virusit. I sigurojmë qytetarët se si institucion jemi me kujdes duke e përcjellur situatën me qëllim mos të rëndohet situata, pra jemi në përcjellje edhe me mjekët amë si dhe pediatritë”, – tha Dr. Jadranka Stamenkovska nga QSHP – Kumanovë.
Stamenkovska theksoi se grupmoshat më të prekura janë nga mosha 25 e deri 64 vjeç.
“Grupmoshat tek të cilët është më i përhapur janë grupmoshat nga 25 deri në 64 vjeç. Presim që kjo të ndryshojë më tej, veçanërisht tek fëmijët, kur pas pushimeve dimërore presim që numri më i madh i nxënësve të paraqiten tek institucioni jonë”, shtoi ajo.
Sipas saj, vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë kundër gripit, andaj edhe apelon deri tek qytetarët që mos të hezitojnë, por të vaksinohen me kohë dhe të mbrojnë shëndetin e tyre.