Rrufeja godet aeroplanin Cyrih – Shkup

nga Xh M

Shkup, 27 maj – Ekipi i volejbollit të Maqedonisë sot është përballur me një situatë të pakëndshme, pasi rrufeja ka goditur aeroplanin gjatë fluturimit nga Cyrihu për në Shkup, njofton Ekipa.

Për shkak të kësaj, piloti vendosi të kthehej menjëherë në Cyrih ku bëri një ulje emergjente. Volejbollistet tanë po qëndrojnë në hotel dhe nesër në mëngjes do të marrin një fluturim të ri për në Shkup.

“Situatë vërtet e pabesueshme, ndërsa ne po fluturonim avioni u godit nga rrufeja dhe piloti vendosi të kthehej në Cyrih. Nuk ishte e këndshme kur dëgjuam se çfarë ndodhi, pamë një dritë të fortë në afërsi”, thotë kapiteni Nikolla Gjorgiev për Ekipa.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More