Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Hamasit u prishën ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Franca do të njihte zyrtarisht shtetin palestinez në shtator, tha sot në një deklaratë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, sipas BBC.
“Këto mesazhe, kryesisht simbolike në mendjet e tyre, në fakt e kanë bërë më të vështirë arritjen e paqes dhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin”, tha Rubio në një intervistë për emisionin “The World Over” drejtuar nga Raymond Arroyo.
Muajin e kaluar Macron kërkoi t’i jepej fund luftës në Gazë.
“Besnik ndaj angazhimit të saj historik për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, kam vendosur që Franca të njohë Shtetin e Palestinës”, tha Macron në X.
Ky vendim u dënua nga SHBA-ja dhe Izraeli në atë kohë.