Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kiev, dy të vdekur dhe dhjetë të plagosur

nga D. V.

Kryeqyteti ukrainas, Kievi, ishte në një sulm në shkallë të gjerë me dronët rusë gjatë natës së 9-10 korrikut.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në Kievi si dhe zjarr të mëdha shpërthyen, transmeton Telegrafi.

Këtë e kanë konfirmuar Tymur Tkachenko, kreu i administratës ushtarake të qytetit si dhe kryebashkiaku Vitali Klitschko, transmeton Telegrafi.

“Ekziston kërcënimi se forcat  armike të kenë përdorur raketa balistike. Forcat ajrore kanë njoftuar për objektet që lëviznin me shpejtësi tejet të madhe drejt kryeqytetit”, tha Tkachenko.

Pas kësaj, banorët e Kievit kanë dëgjuar shpërthime të fuqishme në qytetit, kurse më vonë u bë e ditur se bëhej fjalë për një sulm rus me dronë në disa zona të  Kievit.

Komplekse banesore, vetura, depo dhe zyra të kompanive të ndryshme u përfshin nga zjarri, ku si pasojë dy persona humbën jetën dhe dhjetë tjerë kanë mbetur të lënduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More