Ruzhin: Nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë

nga D V

Shkup, 7 mars – Nano Ruzhin, ish-ambasador i NATO-s, thotë se është e dëshirueshme që bullgarët të përfshihen në Kushtetutën e Maqedonisë.

Ruzhin për “Tv21″ thotë se nuk ka mundësi të anulohet marrëveshja me Bullgarinë.

“Nuk ka se si të anulohet një marrëveshje e tillë shumëpalëshe, ka të bëjë thjesht me imazhin e tyre, përndryshe ata ndoshta do të dëshironin. Do të ishte e dëshirueshme që të përfshiheshin jo vetëm bullgarët, por të gjithë”, thotë Ruzhin, duke shtuar se edhe nëse Bullgaria do të thoshte se pranonte, do të ishte ende e vështirë që kjo të ndodhte.

Ai theksoi se marrëdhëniet në Ballkanin Perëndimor nuk janë më të mirat.

Ruzhin thotë Beogradi dhe Prishtina nuk komunikojnë, ndërsa Shqipëria është ftohur nga “Ballkani i Hapur”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More