Sadiku: Filloi asfaltimi i rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)” në Studeniçan

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, ka njoftuar nisjen e asfaltimit të rrugës “Uji i Kuq – Presllap (Kitkë)” me gjatësi prej 6.5 kilometrash, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor për banorët e kësaj zone.

“Pas një pune të palodhshme disamujore, sot filluam asfaltimin e kësaj rruge. Me realizimin e këtij projekti synojmë ringjalljen e vendbanimeve të malësisë, lëvizje të lirë dhe të rehatshme për qytetarët tanë, kushte më të mira për jetesë dhe nxitjen e investimeve në turizëm malor dhe fusha të tjera”, deklaroi Sadiku.

Ai shtoi se ky projekt është pjesë e vizionit të Komunës për të përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe për të krijuar mundësi të reja zhvillimi për banorët.

“Ky është vetëm një hap drejt përmbushjes së pritshmërive të qytetarëve tanë. Puna vazhdon dhe besimi i juaj na motivon të ecim përpara”, theksoi më tej kryetari i Studeniçanit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More