Sali: Shumica parlamentare do të ketë 80 deputetë, pas largimit të Taravarit

nga Xh M

Shkup, 7 maj – Deputeti Bekim Sali shpreson që pas largimit të ASH-së nga Qeveria, shumica parlamentare do të zgjerohet në 80 deputetë. Ai këtë parashikim optimist e ka bërë në emisionin “Dialog te LAJMI” që transmetohet sonte ora 19:00.

“Sipas një parashikimi të cilën e bazoj në lëvizjet e fundit, besoj se formimi i shumicës së re parlamentare do ta mbërrijë numrin 80-të. Do të thoni je shumë optimist. Unë jam optimist për arsye se vitin e kaluar ka qenë një pesimizëm i përgjithshëm, sidomos te kampusi shqiptar dhe etnitë tjera se mund të bëhet diçka, për arsye se ishte krijuar një mit se Ali Ahmeti është i pazëvendësueshëm, vetëm ai mund të na i mbrojë interesat, vetëm ai mund të bëjë politika për shqiptarët, vetëm BDI-ja i mbron interesat e shqiptarëve. Vitin e fundit ne e shohim se përveç propagandës, në realitet nuk ka asnjë tjetër”, tha mes tjerash, Bekim Sali në emisionin “Dialog te Lajmi” që transmetohet sonte ora 19:00, në të gjitha platformat online të gazetës LAJM.

https://fb.watch/zrg-4Co974/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More