Salianjit iu ndërpre mandati i deputetit, Kuvendi njofton KQZ-në për vakancën

nga D V

Kuvendi iu drejtua sot me një shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për vakancën e krijuar pas ndërprerjes së mandatit të deputetit demokrat, Ervin Salianjin.

Kuvendi njoftoi KQZ-në për mbarimin para afatit të mandatit të deputetit Salianji për shkak të dënimit të tij me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Salianjit iu ndërpre mandati pas vendimit të Gjykatës së Apelit që e dënoi me 1 vit heqje lirie.

Salianji mori mandatin e deputetit në zgjedhjet e vitit 2021 në qarkun e Korçës. Pas ndërprerjes së mandatit të deputetit, vendin e Salianjit e zë një prej emrave të listës shumëemërore të subjektit Partia Demokratike në këtë qark.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More